Te fundit

Ceremoni per dhenjen e titullit “Qyetar Nderi i Bulqizes Kampionit te Botes ne kick box Adriatik Cami

Titulli
Ne sallen e mbledhjeve te keshillit bashkiak Bulqize eshte zhvilluar nje takim per dhenjen e titullit “Qytetar Nderi i Bulqizes” nga keshilli bashkiak i ketij qyteti,kampionit te botes ne kick box,birit te kesaj zone Adriatik Cami.Ne kete takim mori pjese Kryetari i bashkise Z Melaim Damzi,kryetari i ketij keshilli Gazmend Kenga,deputeti i LSI qarku Diber Perparim Spahiu,keshilltare,drejtues institucionesh etj.Hapjen e ketij aktiviteti e beri drejtoresha e drejtorise se kultures prane bashkise Teuta cami.Pas materialit filmik qe ndoqen te pranishmit fjalen e mori kryetari i keshillit bashkiak Bulqize Gazmend Kenga i cili lexoi edhe vendimin e keshillit per dhenjen e titullit qytetar nderi per kampionin Adriatik Cami. Me pas pershendeti Kamponin dhe te pranishmit deputeti Perparim Spahiu . Per te marre pjese ne kete ceremoni kishin ardhur edhe perfaqesues te bashkise se Durresit per te pershendetur keshillin bashkiak te Bulqizes per titullin e dhene per Adriatikun nga qe ai eshte banues ne kete qytet. Ne vijim kryetari i bashkise Bulqize Melaim Damzi duke marre fjalen para se ti jape titullin kampionit,tha se jemi krenar per titullin kampion per Adriatikun tituj te tille kampion Bulqiza ka marre vitet e fundit nga djem Bulqizake dhe per kete ne u jemi mirenjohes pasi kane bere te njohur ne bote emrin e shqiperise dhe te vet Bulqizes qe i ka rrit. Edhe kampioni i botes Adriatik Cami mes emocionesh falenderoi keshilltaret per nderin qe i bene me dhenjen e ketij titulli.