Te fundit

Çerenec i Eperm, banoret:  Jemi te harruar, me mire te kalojme me Dibren e Madhe.

Cerenec

Banoret e fshatit Cerenec i Eperm, ne bashkine Bulqize, ankojne se kane ngelur te harruar dhe te braktisur nga shteti, pasi ne kete fshat mungon çdo gje per nje jete sadopak normale. Ne fshatin tone, jetesa eshte bere e pamundur, thone banoret, pasi jemi pa uje vadites per token, rruga po shkon drejt shkaterrimit te plote, se nuk mirembahet, energjia elektrike na nderpritet me dite te tera, dhe si te mos mjaftonin keto, na eshte mbyllur edhe shkolla fillore per femijet.  Pushtetaret kujtohen per ne vetem gjate fushatave elektorale dhe nuk duan t’ia dine se ne po na thahen tokat per piken e ujit, dhe po na kalben mollet per mungese tregu shitje. Te deshperuar, ata thone, se ne kushte te tilla, jemi te detyruar te emigrojme, madje edhe te kalojme me Dibren e Madhe, qe na ka premtuar ndertimin e saj