Te fundit

Çollaku:Situata është e ngjashme me atë të vitit  91 për “tradhëtarët” nuk ka dallime”

 

Kreshniku

I deleguari i Partisë Demokratike për Qarkun Dibër, Kreshnik Çollaku nga Bulqiza ku mori pjese ne festimin e 28 vjetorit te krijimit te PD Bulqize, e cilëson situatën politike në vend të ngjashme me atë të vitit 1991. Për të nuk ka asnjë ndryshim pasi edhe kjo qeveri po shkon drejt diktaturës. Çollaku tha gjithashtu se nuk ka kthim pas për opozitën pasi do të vijojë me rezistencën e saj e mbështetur nga qytetarët. Sipas tij kokfortësia e Edi Ramës nuk do ta çojë atë askund përveçse do të ketë të njëjtin fat me diktatorët e tjerë. I pyetur në lidhje me rastin e deputetes Rudina Hajdari, Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha se partia demokratike ka një standart dhe ata që e shkelin atë e statutin e tij, do të trajtohen njëlloj.