Te fundit

D.SH.P.BULQIZE AKTIVITET PRAKTIK NE DITEN E SHENDETIT TE GOJES

Cdo vit më datë 20 mars eshte vendosur si dita nderkombetare e higjenes se gojes.
Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti
oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqënien. Higjena e mirë e gojës është shumë e
rëndësishme pasi ajo favorizon një shëndet të mirë.
Keshtu ne kete dite edhe drejtoria e shendetit public Bulqize me specialistet mjek te kesaj fushe organizuan ne shkollat e qytetit nje takim sensibilizues per shendetin e gojes.
Mesazhi I dhene me kete rast eshte ”Dhëmbë të shëndetshëm për jetë të shëndetëshme”.
Sipas mjekeve stomatologe sëmundjet e gojës janë më të përhapurat dhe
prekin rreth 90% të popullsisë. Ato kanë një impakt domethënës në shëndetin e
përgjithshëm të çdo individi.
Sëmundjet e gojës ndikojnë në cilësinë e jetës së njeriut dhe larja e dhembeve duhet te behet nga cdo moshe dhe duhet të fillojë menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të qumështit.
Ne kete takim mjeket theksuan se për të patur dhëmbë sa më të shëndetshëm kujdes duhet bërë edhe me ato ushqimet të cilat përmbajnë një sasi të madhe sheqeri duke favorizuar në këtë mënyrë prishjen e dhëmbëve Shumë ushqime që njerëzit i konsiderojne të shëndetshme si lëngjet e frutave,pijeve energjike, frutat të thata, dhe patatinat e llojeve të ndryshme përmbajnë sasi të lartë të sheqernave, që nxisin kariesin dentar. Gjithashtu edhe pijet freskuese mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj Me pas u kalua ne zbatimin praktik se si mund te kemi nje rezultat te mire ne larjen e dhembeve dhe mbajtjen paster te gojes duke demostruar menyren e larjes se dhembeve nga vet nxenesit si ato te shkolles 9 vjecare dhe ato te mesme. Ne fund drejtuesit e shkollave Lindita Kaja dhe Floranda Gurra falenderuan drejtorine e shendetit public Bulqize per kete kujtese te kesaj dite dhe shpjegimin praktik qe dhane per nxenesit e shkollave
Edhe mjeku stomatolog Juljan Damzi falenderoi drejtuesit e shkollave dhe nxenesit per mundesine e krijuar per realizimin e ketyre aktiviteteve shendetesore