Te fundit

Debate të forta në mes ekspertëve, reforma në drejtësi sërish në pikëpyetje

komi

Megjithëse arritja e një marrëveshje për reformën në drejtësi u aprovua nga të gjitha palët duket se rruga drejt miratimit në parlament nuk do të jetë aq e lehtë. Mbledhja e negociatorëve rreth orës 20.30 të së mërkurës për të hedhur në letër atë që palët kishin rënë dakord. Por që në fillim të saj mësohet se mes palëve ka pasur mosmarrëveshje. Burime nga LSI i thanë lapsi.al se shkak për bllokimin e reformës është bërë një kërkesë e përfaqësuesve të Partisë Socialiste sipas të cilëve formula e zgjedhjes së organeve kryesore në sistemin e drejtësisë dhe atyre që do të bëjnë vetingun të jetë e njëjtë. PD thotë se Rama ka pranuar që përsa i përket KLP-së dhe KLGJ-së të votohet me 2/3 e votave në parlament ndërsa formula e zgjedhjes së dy komisioneve të vetingut është rënë dakord sipas marrëveshjes së sotme. Perfaqesuesit e PS-se kane braktisur mbledhjen sic duket edhe ne kete foto te siguruar nga la.si.al. Kjo kërkesë e përfaqësuesve të Partisë Socialiste duket se po e fut sërish në ngërç reformën në drejtësi.

GE/ tvbulqiza.al