Te fundit

Deputeti i LSI Spahiu takon banorët e fshatit Majtarë

Deputeti i LSI për Dibrën, Përparim Spahiu, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Qarkut Hajri Laçi dhe kryetari i LSI Dibër, Beqir Bici zhvilluan një takim me banorët e fshatit Majtarë në njësinë administrative Maqellarë në Dibër, të cilët prej 18 vitesh janë në konflikt me dy fshatra të tjerë për ujin e pijshëm dhe atë vaditës. Gjatë takimit të zhvilluar me banorët, ata i kërkuan mbështetje në mënyrë që konflikti i tyre me fshatin Burim dhe Podgocë të mos shkojë në ekstrem. Madje banorët propozuan që edhe dy fshatrat e tjerë të marrin ujë, por jo të gjithin pasi burimi del në fshatin e tyre
Deputeti Spahiu tha se pranë Bashkisë Dibër është ngritur një komision për këtë çështje, por nëse edhe kështu nuk ka zgjidhje, atëherë do tju kërkohet ndihmë institucioneve më të larta
Konflikti mes tre fshatrave prej 18 vitesh ka bërë që banorët e fshatit në të cilin buron uji, të mbeten pa ujë të pijshëm, pasi iu kanë prerë tubacionet.