Te fundit

DEPUTIM DINJITOZ SI TRAINER I KAMPIONIT ADRIATIK CAMI. FITORE E SHKELQYER E SPORTISTIT ARJAN NGJEÇI NE GREQI

 

Boksi

Me daten 2 mars ne qytetin e Athines ne Greqi u zhvillua ndeshja e pare e boksit ndermjet sportistit Shqiptar nga Hasi  Arjan Ngjeçi kundrejt nje sportisti Grek qe luante ne qytetin e tij dhe kishte nje kariere sportive me 12 ndeshje nderkombetare te fituara te gjitha me nokdaun teknik,.Kjo ndeshje u fitua nga sportisti Shqiptar, 15 vjecari deputues me vendim unanim  te gjygjtareve te ndeshjes.Ndeshja u zhvillua ne pranine e 3000 tifozeve dhe ishte ndeshja e pare ne nje turne nderkombetar,per sportistin Shqiptar Gjithashtu ky ishte dhe  prezantimi I pare  i Kampionit  Adriatik Cami si trajner te cilet  prezantohen  me nje fitore dinjitoze.    Ajo  qe  vleresohej  me  se  shumti  ishte  pikerisht autoriteti  dhe  personaliteti  i  z. Cami  ne  rrethin  e elites  sportive  te Athines  duke  e listuar  ndeshjen  nje nder  3 ndeshjet  kryesore  nga 25 takimet qe u zhvilluan. Si asnjehere  tjeter  u mireprit  fitorja  e sportistit  tone  dhe  ngritja  e flamurit  Shqiptar  pa asnje  fishkellime  apo  kontestim  si rrjedhoje  e autoritetit dhe  respektit  te  fituar nga  kampioni I botes Adriatik  Cami  prej  20 vitesh  ne  ate  qytet.