Te fundit

Dhunuesja e 3-vjeçarit në kopsht kërkon lirinë

download (4)

Administratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, të dhënë nga Gjykata e Tiranës, pas ushtrimit të dhunës mbi një fëmijë 3-vjeçar.

Kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, Shabani e ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit, shkruan Balkanweb.

Anjeza Shabani është administratorja e kopshtit që ndodhet në Sauk të Tiranës, ku u filmua nga emisioni investigative “Stop”, teksa rrihte një prej fëmijëve.

Si pasojë e dhunës së tepruar, fëmija shfaqi çrregullime gjatë natës, duke u çuar, qarë dhe goditur veten.

Shabani do të përballet edhe më dy kallzime të reja ndaj saj, të cilët i kanë bërë dy prindër që dërgonin fëmijët në këtë kopsht.

GE/ tvbulqiza.al