Te fundit

Dibër, 200 socialistë i bashkohen PD

Basha takimi me socialistet
Rreth 200 socialistë dibranë kanë vendosur t’i bashkohen sot Partisë Demokratike. Vendimi është bërë i ditur në një takim të organizuar në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, ku i ftuar ishte dhe kryetari i PD Lulzim Basha. Duke shprehur zhgënjimin e madh për partinë e tyre, braktisjen dhe mashtrimin ata kanë grisur në mënyrë simbolike teserat e PS. “Edi Rama i ka harruar socialistët. Ata enden rrugëve të papunë, pa bukë, ndërsa pasurohen vetëm një grusht njerëzish”, ka deklaruar njëri prej tyre. Të ndodhur në prag të zgjedhjeve për pushtetin lokal, ish-socialistët janë shprehur se kryetari i bashkisë është një person shumë i rëndësishëm për jetesën në komunitet, ndaj dhe Sherefedin Shehu është për ta personi i duhur si ekonomist dhe administrator. Ndërsa Basha, në fjalën e tij ka theksuar se, “mes aleancës me një tufë horrash dhe banditësh për të ardhur në pushtet, PD do të zgjedhë gjithmonë aleancën me shqiptarët e ndershëm dhe socialistët e ndershëm”.
Sink… Lulzim Basha… Kryetar i PD…
Kjo deklaratë është përgënjeshtruar nga të majtët të cilët e kanë quajtur një shfaqje të shëmtuar.