Te fundit

Dibër, aksioni kundër informalitetit dhe evazionit fiscal, shtohet numri I bizneseve me 708 subjekte të reja.

Në kuader te nismes kundra informalitetit dhe evazionit fiskal,
Drejtoria Rajonale Tatimore Diber ne bashkepunim dhe me institucionet e tjera që sipas ligjit përkatës të qeveisë janë të përfshira në këtë aksion, po vepron me 15 (pesembedhjete) grupe pune, përkatësisht me nga dy inspektore, në të gjithë qarkun e Dibrës, në përmbushje të kësaj nisme. Burime nga kjo drejtori bëjnë me dije se deri më tani bilanci i masave të marra nga kontrollet e ushtruara nga këto grupe pune, rezultojnë si vijon: Janë kontrolluar 1400 subjekte, janë gjetur me shkelje 128 subjekte, janë gjobitur 140 subjekte, janë konfiskuar 10 subjekte, si dhe janë gjetur 58 punonjës të padeklaruar. Për të marrë një informacion më të detajuar ju drejtuam me mikrofonin e TVBulqizës, drejtorit të Drejtorisë Rajonale Dibër, Dionis Ymeri.