Te fundit

Dibër, festë dhe protestë

7 marsi protesta

Festa e mësuesit i gjen maturantët e gjimnazit Said Najdeni në protestë për mbrojtjen e të drejtave , dhe të dinjitetit të arsimtarëve . Largimi nga puna pa një arsyetim korrekt ka bërë që gjimnazistët të bojkotojnë mësimin prej dy ditësh . Edhe pse ditën e djeshme ato shkuan në drejtorinë arsimore nuk morën një përgjigje , për shkakun e largimit të saj , por siç thonë vetë nxënësit drejtori nuk ishte edhe vetë i qartë se kush kishte urdhëruar dhe çfarë urdhri kishte zbatuar. Gjimnazistëtshprehen se mësuesit kujdestarë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sot kanë telefonuar prindërit duke i kërcënuar dhe për pasojë sot numri i nxënësve ishte më i vogël .Sot drejtoria e shkollës urdhëroi rojet që të largojnë me forcë nxënësit që protestonin ku nuk munguan kërcënimet flagrante . Pamjet tregojnë se si  ndërhyjnë rojet duke prishur pankartat dhe kërcënuar gjimnazistët