Te fundit

Dibër, krim në familje, gruaja vret burrin me sëpatë

Një tjetër krim në familje është shënuar këtë të Martë në Dibër. Ngjarja e rëndë ndodhi në njësinë administrative Kala e Dodës të Bashkisë Dibër, ku gruaja ka vrarë bashkëshortin me sëpatë. Burime të policisë Dibër bëjnë të ditur se shtetësja Agime Visha 44-vjeçe ka goditur me sëpatë bashkëshortin e saj 52-vjeç Kadri Visha. Ky i fundit mësohet se vetëm pak muaj më parë ka qenë emëruar Administrator i Njësisë Vendore Kala e Dodës që i përket Bashkisë Dibër, njëkohësisht mbante edhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste në këtë njësi. Blutë e dibrës kanë arritur ta arrestojnë vetëm pak orë pas ngjarjes. Mësohet se 44-vjeçarja ka rrëfyer ngjarjen para prokurorëve të çështjes duke deklaruar se gjatë ditës së Hënë ka futur sëpatën në dhomën e gjumit duke e fshehur poshtë krevatit. Ajo ka pritur që bashkëshortin e saj ta zinte gjumi dhe pasi është siguruar se ai ishte në gjumë e ka goditur në kokë me sëpatë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Por sipas policisë lokale, Agime Visha pasi ka kryer krimin e rëndë është shtrirë në krvat bashkë me bashkëshortin që vrau, duke fjetur gjumë në të njëjtin krevat. Kanë qenë komshinjtë ata që kanë konstatuar ngjarjen dhe kanë njoftuar policinë. Duke mos shfaqur pendesë për krimin e kryer Agimja shprehet se ka dashur edhe herë të tjera ta vrasë por nuk e ka gjetur momentin,. Ajo ka deklaruar se motivet që e çuan në vrasjen e bashkëshortit të saj ka qenë xhelozia, pasi 52-vjeçari Kadri Visha ishte njeri me pushtet dhe lëvizjet e tij të shumta drejt Peshkopisë kanë bërë që ajo të dyshoj për një tradhëti të mundshme.