Te fundit

Diber, ministri I Financave, Cani, takim me fermeret.

Ministri I Financave dhe njeheresh deputet I Qarkut te Dibres, Shkelqim Cani, ka realizuar nje takim me fermeret dibrane. Takimi I zgjeruar me fermeret u zhvillua ne nje nga sallat e Filialit te Universitetit “Aleksander Moisiu” ne Peshkopi. Mori pjese ne kete takim edhe Prefekti I qarkut, Melaim Damzi. Takimin e hapi drejtori I Drejtorise Rajonale te Bujqesise Diber, Nevruz Jashari. Me pas takimi ka vijuar me nje mori pyetjesh, sugjerimesh e diskutimesh te fermereve per problematikat me te cilat ata perballen, ku kane kerkuar nderhyrjen e shtetit per zgjidhjen e tyre. Nder problematikat prioritare fermeret permenden rehabilitimin e sistemit te vaditjes, si dhe shitjen e prodhimeve bujqesore e blegtorale. Nder kerkesat e fermereve ishin edhe ata qe kishin te benin me stimulimin e perdorimit te teknologjive te zhvilluara dhe inovacionit, ne rritjen e konkurueshmerise se prodhimit dhe agroperpunimit, si dhe heqjen e TVSH per prodhimet bujqesore e blegtorale. Ne fjalen e tij ministri Cani u ndal ne politikat buxhetore te ndermarra nga qeveria shqiptare, qe synojne zgjerimin dhe permiresimin e efektivitetit te skemave te mbeshtetjes te fermereve, permiresimin e infrastruktures se ujitjes dhe kullimit, si dhe formalizimin e sektorit te peshkimit. Sistemi I vaditjes patjeter qe kerkon nderhyrje per tu permiresuar, pasi pa vaditje nuk ka zhvillim te bujqesise, tha ministry. Nderkohe duke folur per politikat fiskale te ndermarra nga Ministria e Financave, kreu I ketij dikasteri, theksoi se bujqesia eshte trajtuar si nsektor prioritar nga qeveria per sa I takon uljes se kostove te fermerit, nepermjet perjashtimimeve dhe uljes se taksave te ndryshme.Ne kete takim ministri Cani nuk la pa permendur edhe rrugen e Arberit.