Te fundit

Dibër, Muharrem Rama fiton zgjedhjet bashkiake, mbi 4 mijë vota diferencë me Sherefedin Shehun

Lajm i funditKandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane Muharrem Rama ka fituar zgjedhjet bashkiake në Dibër, me një diferencë të thellë votash mbi 4 mijë ndaj kandidatit demokrat Sherefedin Shehu.

Pritet rezultati përfundimtar i votave të të dy kandidatëve, ndërkohë që sipas shifrave të fundit, Rama numëron 17.827 vota në favor të tij, kurse Shehu 13.769.

Ndërkohë, nëpër rrugët e qytetit kanë nisur festimet nga simpatizantët socialistë për fitoren e kandidatit Muharrem Rama.

Deputeti demokrat Aldo Bumçi uroi Muharrem Ramën për fitoren në Dibër.