Te fundit

Dibër, protestë për llixhat

Capture

   Qindra banorë të lagjes së llixhave të Peshkopisë janë mbledhur në një protestë përpara Bashkisë. Shkak është bërë një vendim për dhënien me konçesion të ujit të llixhave. Sipas banorëve ka një vendim të Këshillit të Bazenit Ujor Drin – Bunë që mban datën 11. 12 .2018, i kryesuar nga prefekti i Shkodrës Çesk Millja që i lejon një firme private të marrë me koncesion ujin e llixhave. Banorët dyshojnë se praktika për dhënien me koncesion të ujit është korruptive, njësoj si me koncesionet e tjera. Ato akuzojnë Bashkinë dhe Prefekturën Dibër se kanë ndihmuar me procedura fiktive firmën, duke anashkaluar konsultimet publike me banorët   Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike të Dibrës Xhemal Gjunkshi i cili siguroi banorët se do të jetë në mbështetje të banorëve deri në anulimin e këtij privatizimi korruptiv.