Te fundit

Dibër, Rama: Subvencionim fermave bujqësore, frutore e blegtorisë

 

download (1)

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama zhvilloi takimet e tij elektorale në njësinë administrative Sllovë dhe frashtrat Vleshë e Shumbat.

Rama ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të këtyre zonave, të cilat lidheshin më së shumti me ujin e pijshëm, infrastrukturën, kanalizmet dhe vaditjet në bujqësi dhe u ka premtuar atyre një vëmendje më të madhe për këtë zonë, e njohur për blegtorinë dhe bujqësinë.

Në takimin e tij kandidati Rama shoqërohej nga deputeti i zonës Sadri Abazi dhe koordinatori i Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës, Damian Gjiknuri. Në fjalën e tij, Gjiknuri u shpeh optimist për fitoren e kandidatit të majtë.

“Të gjitha sondazhet, të gjitha të dhënat na thonë se kandidatura e doktor Muharemit merr vota majtas e dhjathtas sepse mbi të gjitha është njeriu i duhur. E kanë sulmuar doktorin, javën e parë nxorën akuza me drogë e idotësi të tjera. Tani kanë filluar thonë do të blihet vota. Po a ka ofendim më të madh për popullin?! Kjo tregon se ata po vulosin humbjen dhe duan të ofendojnë të gjithë dibranët e ndershëm”, deklaroi Gjiknuri.

/ tvbulqiza.al