Te fundit

DIBER. SEMINAR TRAJNIMI “ZGJEDHJET LOKALE DHE MEDIA”

Seminari
Në kuadër të projektit “Zgjedhjet lokale dhe media” i zbatuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) dhe Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA), u zhvillua këtë të premte në Peshkopi, një trajnim me gazetarët e Qarkut Dibër në prag të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Në lidhje me “Specifikat e zgjedhjeve vendore 2019” relatoi Politologu Blerim Ceka, për temën “Mbulimi mediatik i fushatave vendore” referoi Përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Publicisti Mark Marku, Drejtori i programacionit në AMA, Arben Muka sqaroi “Kërkesën ligjore dhe rolin e rregullatorit në mbulimin e procesit zgjedhor nga redaksitë audiovizive” ndërsa anëtari i bordit të AMA-s, publicisti Agron Gjekmarkaj referoi mbi temën “Kultura, politika dhe media vendore”.Drejtori i programacionit në AMA, Arben Muka tha se Ky aktivitet trajnues ka si qëllim përmirësimin e raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore me gazetarë lokalë të qarkut Dibrës. Synimi është rritja e cilësisë së mbulimit të procesit zgjedhor.Veç gazetarëve si korrespondent të mediave kombëtare, në trajnim mori pjesë vetë Administratratori i Tv Bulqiza, njëkohësisht Kryetar i Shoqatës së Rrjeteve të Televizioneve Lokale e Rrjeteve Kabllore Edmond Isaku.