Te fundit

Dibër , vijojnë shkarkimet politike të mësuesve nga puna.

Protesta

 

Një vendim që në dukje është një lëvizje paralele të mësueses së Anglishtes , por në fakt është një shantazh për ta larguar nga puna , kjo ka bërë që të gjitha klasat e maturës të gjimnazit të Peshkopisë të bojkotojnë mësimin. Sipas gjimnazistëve vendimi është i pa drejtë dhe i pa bazuar në ligj. Ato u grumbulluan përpara shkollës ku edhe i drejtuan një pedicion Drejtorisë Arsimore Dibër  Gjimnazistët shkuan në një takim me drejtorin e DAR Dibër ku i dorëzuan një pedicion , për kthimin e mesueses dhe mos politizimin e arsimit. Drejtori i Arsimit nuk pranoi që ky takim të bëhej publik, dhe kërkoi që ne të dilnim jashtë ,duke mbajtur të fshehtë edhe argumentimin e largimit të mësueses 3 muaj para mbarimit të vitit shkollor.Nxënësit  do të vijojnë bojkotin e mësimit deri sa Drejtoria e Arsimit të rikthejë mësuesen Mësuesja në fjalë, me një integritet të lartë moral dhe profesional, e përkushtuar në profesioninin e saj si misioni me i denjë i shoqërisē, ka 12 vite punë në arsim , dhe prej 11 vitesh është mësuese në Gjimnazin Said Najdeni Peshkopi . Ajo ka mbaruar arsimin e lartë , master professional. Shkaku për këtë lëvizje është tejet tallës jo vetëm për mësuesen , por edhe për gjithë stafin e Gjimnazit mësues e nxënës. Në urdhrin e largimit thuhet se ; Drejtoria e shkollës Mustafe ka kërkuar rritjen e cilësisë së mësimdhënies , pasi mësuesja ekzistuese nuk ka kualifikim pas/universitar . Kjo është arsyeja pse  po largojnë një mësuese nga gjimnazi për ta çuar në një shkollë 5 orë larg Peshkopisë, dhe në gjimnaz të sjellin një tjetër militante. Kujtojmë  se prej më shumë se 2 vitesh në 15 shkolla të Dibrës janë drejtues njerëz që nuk kanë punuar asnjë ditë të vetme  në arsim .