Te fundit

Dibra e Madhe gati per ndeshjen e BOKSIT  të Mike Gjetan Keta

 

Pallati sportit diber

Vetëm katër ditë na ndajnë nga ndeshja e madhe e boksit për bosierin Bulqizak, Mike Gjetan Keta që do të zhvillohet në Dibër të madhe. Gara e titulluar “Duel në themel” do të zhvillohet me datë 8 Shtator në pallatin e sportit të Dibrës së Madhe ku Gjetani ndeshet për titullin Kampion Bote kundër sllavit Sladjan Janjanin. Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, Rruzhdi Lata, tha se gjithçka është gati për ta zhvilluar këtë ndeshje. Ai e cilësoi boksierin Keta si njeriun i cili po i jep zë shqiptarisë me sukseset e tij të vazhdueshme. Lata shtoi se në Dibër të Madhe vetëm për këtë ndeshje flitet dhe se mbështetja do të jetë tepër e madhe jo vetëm për faktin se është me gjak shqiptari por edhe se kundërshtar do të ketë një serb sllav Biletat e kësaj ndeshjeje shiten në Bulqizë, Shupenzë, Maqellarë, Peshkopi e Dibër të madhe. 4000 vendet e pallatit të sportit të qytetit të Dibrës së Madhe në Maqedoni duhen mbushur, ndaj shpejtoni të blini blitetat.