Te fundit

Dibranët zgjedhin në shtator kryetarin e ri të bashkisë

shukriu

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Dibrës për t’u kthyer në detyrë.

Ankimimet kundër shkarkimit të Shukri Xhelilit morën fund me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pranoi argumentin e qeverisë se materiali filmik ishte një provë e mjaftueshme që ajo të vendoste se, Shukri Xhelili kishte cënuar rëndë figurën e zyrtarit dhe besimin tek insitucionet, raporton “Top-channel”.

Qeveria e shkarkoi kryetarin e Bashkisë së Dibrës në muajin maj, pas publikimit të një videoje, ku ai shikohej dhe dëgjohej duke kërkuar favore seksuale për një vend pune..

Sipas Kushtetuetes, Presidenti duhet të shpallë zgjedhjet brenda dy ditëve dhe ligji elektoral përcakton që ato të mbahen jo përpara 1 shtatorit dhe jo më vonë se mesi i shtatorit.

GE/ tvbulqiza.al