Te fundit

DISA LËKUNDJE TËRMETI NË BULQIZË, PANIK TEK BANORËT

Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë regjistruar sot në rrethin e Bulqizës, duke mos shkaktuar dëm të madh material, por panik tek banorët për shkak të orarit kur kanë ndodhur. Lëkundjet janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të së premtes në Rrethin e Bulqizës. Tërmeti më i fortë ka qenë 3.8 ballë, me epiqendër 52 kilometër larg kryeqytetit, në zonën verilindore të Bulqizës. Lëkundja është regjistruar në orën 02:14 dhe epiqendra ka qenë në Fushe Bulqize, 6 km nga qyteti i Bulqizës. Thellësia e epiqendrës ka qenë 19 kilometër nën tokë. Shtatë lëkundjet e tjetra kanë patur magnitudë 3.2 ballë dhe më të vogël se kaq. Banorët e fshatit Peladhi të Komunës Zerqan, janë ata të cilët i kanë ndjerë më shumë këto lëkundje, duke bërë që të lënë shtëpitë nga frika. Por këto lëkundje nuk kanë ikur pa pasoja, pasi disa banesa janë plasaritur