Te fundit

Dita e trete e protestes se maturanteve ne Peshkopi

Protesta  1

Ka hyre ne diten e trete protesta e nxenesve te gjimnazit Said Najdini te cilet kerkojne qe te terhiqet vendimi per largimin e mesueses se tyre nga puna dhe transferimi I saj ne nje shkolle tjeter larg qytetit.Ato tregojnë se prej tre ditësh ushtrohet presion nga mësuesit kujdestarë ,por edhe punonjës së administratës kundrejt nxënësve dhe prindërve , me largimin nga puna , me heqjen e ndihmës ekonomike apo duke shkuar më tej duke shantazhuar maturantët me nota ngelëse në provime.Prej dy ditësh në ambjentet e shkollës dhe rreth saj ka patur edhe prezence te policise, që sipas gjimnazistëve po e përdorin si formë presioni ndaj protestuesve. Si pasojë e gjithë këtij presioni numri i nxënësve protestues sot ishte më i vogël, por më të vendosur. Shkak per kete proteste është bërë largimi nga puna i një nga mësueset e Anglishtes Sipas gjimnazistëve mësuesja Fatbardha Miftari ka denoncuar mungesën e ngrohjes në shkollë në një nga protestat lokale të PD, por edhe pse ishte ditë e shtunë dite pushimi,ndaj saj veproi neni 55 agjitacion e propagandë, ndërsa vetë drejtoresha e kësaj shkolle Marsida Neziri bashkë me 70 mësues ishin të pranishëm në Asamblenë e PS  ku ishte e pranishme edhe Ministrja Xhaçka , ditën e premte ne dite pune në orën 09 : 00 thone  nxenesit  protestues.