Te fundit

Dita Ndërkombëtare pa Makina, pedalim në Durrës

DSC_0007

Grupimi “Bicycle Durrës” ka organizuar një pedalim në rrugët e qytetit bregdetar, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare pa Makina.

Aktiviteti synonte ndërgjegjësimin e përdoruesve të makinave për uljen e përdorimit të tyre, duke i ofruar si mjet alternativ biçikletën.

Pjesëtarët e grupit pedaluan përgjatë rrugëve të qytetit, në orët e pasdites së djeshme.

Muajt e fundit aktivitet e grupimit “Bicycle Durrës” kanë mbështetur edhe nismat e organizatave të shoqërisë civile.

G.E./ tvbulqiza.al