Te fundit

Ditën e sotme, Bashkia Bulqizë për nje qytet te Pastër,

Pastrimi
Në kuadër të fushatës kombëtare të iniciuar nga Lëvizja Civile “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”,Bashkia Bulqize dhe dy shkollat 9 njeçare Shefqet Tançi dhe Xhevdet Doda organizuan një aksion të gjërë pastrimi në të gjithë territorin që përfshihet brenda juridiksionit aktual të Bashkisë Bulqizë. Të përfshirë në këtë aksion pastrimi ishin të gjithë punonjësit e Bashkisë Bulqizë, bashkë edhe me punonjësit e njësive administrative,po ashtu dhe nxenesit e dy shkollave . Me qëllimin që ky sensibilizm të ishte një mesazh I fortë për të gjithë qytetarët, kësaj fushate pastrimi i’u bashkuan edhe nxënësit e të gjithë gjimnazeve të Bashkisë Bulqizë. Aksioni është një mundësi ku të gjithë së bashku të japim kontributin tonë për mjedisin, shtëpinë tonë të përbashkët. Në fund, mesazhi I përcjellë nga Bashkia Bulqizë ishte I tillë: Të mobilizohemi për të pastruar një ditë, dhe ta mbajmë Bulqizën pastër përditë. Bashkia Bulqizë është e vendosur që aksionin e sotëm, ta kthejë në një traditë të përhershem për qytetin tonë