Te fundit

Dogana e Bllatës, asnjë masë për koronavirusin

  Masat e marra për koronavirusin siduket nuk kanë përfshirë gjithë sistemin doganor të vendit tonë. Vetëm në pikat e mëdha hyrëse është vendosur personel shëndetësor për të kontrolluar të gjithë ata që hyjnë në vendin tonë. Në doganën e Bllatës në Dibër, vetëm policët doganor mbajnë maska mbrojtëse ndaj virusit të rrezikshëm, ndërsa mungon personeli shëndetësor për të kontrolluar ata që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet kësaj pike doganore. Edhe vetë ata që përdorin këtë pikë doganore për të hyyrë në Shqipëri e pranojnë se nuk janë kontrolluar dhe se nuk kanë parë personel shëndetësor aty.  Kjo pikë doganore përdoret nga fqinjët e Maqedonisë së Veriut, por edhe nga Bullgaria e një pjesë e Greqisë për të hyrë në vendin tonë.