Te fundit

Doganierët “thyejnë” urdhërin e Ramës, të hënën në punë

dogana-tirane_1Tre ditë më parë, Kryeministri Edi Rama njoftoi se dita e hënë 25 korrik, me vendim qeveria është pushim, me arsyetimin e miratimit me sukses të reformës në drejtësi.

Një mënyrë kjo e padëgjuar më parë, që për shkak të një ligji të miratuar me unanimitet votash në Kuvend, administrata shtetërore të bëjë një ditë pushim.

Por, drejtoresha e Doganave, Pranvera Fagu ka “thyer” urdhrin e Kryeministrit Rama dhe ka njoftuar se dita e nesërme për të gjithë doganierët do të jetë ditë pune dhe jo pushim. Të gjitha doganat në vend nesër do të funksionojnë normalisht, raporton News24.

Ky urdhër të drejtoreshës së Doganave vjen si pasojë e ditëve të fundit të muajit korrik, dhe duhet që të realizohet plani i të ardhurave.