Te fundit

Drejt përfundimit sistemim-asfaltimi I lotit të parë të rrugës Tri Çezmat –Zerqan.

 

Rruga zerqan    Një investim mjaft i rëndësishëm në komunën e Zerqanit, ai për sistemim-asfaltimin e lotit të parë të segmentit rrugor Tri Çezmet –Zerqan, po shkon drejt përfundimit. Investimi total I dhënë për këtë segment rrugor prej 62 milion lekë me tvsh, pas shtrimit të trasesë me shtresa zhavori, hapjes së kanaleve anësore, etj, prej më shumë se një viti kishte mbetur I bllokuar për të vijuar më tej me hedhjen e shtresave të asfaltit, sinjalistikën rrugore etj, për mungesë investimi. Ka qenë insistimi dhe ndërhyrja energjike e kryetarit të komunës Zerqan, Defrim Fiku për zhbllokimin e fondeve dhe nisjen kështu të punës për hedhjen e shtresave të asfaltit, ku 15 maji pritet të jetë afati I përfundimit të ndërtimit të këtij loti rrugor. Rruga do ketë gjërësi prej 4.75 metra, që së bashku me standartet e larta të cilësisë së ndërtimit nga ana e firmës “Murati”, me administrator Ymerr Murati, bëhet mjaft funksionale pot ë marrim parasysh edhe fluksin e qarkullimit të automjetevenë të. Banorët e fshatit Zall-Sopot, ku dhe kalon loti I kësaj rruge Tri Çezmat –Kthesa e Bicajve me gjatësi 2 kilometra, shprehen për mikrofonin e TVBulqizës se ndjehen mjaft të kënaqur me ndërtimin e kësaj rruge, që ndër vite ka qenë ëndërr për ta dhe sugjerojnë që ky investim të vazhdojë edhe për lotin e dytë të kësaj rruge Kthesa e Bicajve –Zerqan
Ndërkohë drejtuesi I firmës tenderuese Murati shpk, Ymerr Murati, garanton se ka zbatuar parametra bashkohorë cilësorë në ndërtimin e këtij segmenti rrugor nisur kjo edhe nga përgjegjësia që ai ka ndjerë në realizimin e këtyre punimeve si djalë I Zerqanit, për të bërë diçka të mirë që të mbahet mend për mirë në memorjen e Krahinës së Zerqanit dhe zerqanasve.