Te fundit

Drejtori i tatimeve Dibër, takim me tregtarët e Burrelit

Drejtori i tatimeve Dibër, takim me tregtarët e Burrelit
Edhe tregtarët e tregut industrial në qytetin e Burrelit janë gjendur përballë vështirësive ndaj aksionit të iunformalitetit. Pasi janë takuar me grupet e kontrollit në terren, ata i janë drejtuar bashkisë së Matit ku kanë kërkuar mbështetjen e saj. Në këtë situatë, drejtuesit vendor zhvilluan një takim bashkë me drejtorin e tatimeve Dibër, për të parë mundësitë ligjore ku futet kjo kategori, pasi ata e quajnë veten tregtarë ambulant. Kjo për vetë faktin se ata shfgrytëzojnë hapsirën pbulike të qytetit dhe se tregu ku ata ushtrojnë aktivitetin është i bashkisë dhe jo pronë e tyre. Sa i përket aksionit ndaj informalitetit që nga nisja e tij, drejtori Imeraj bën të ditur se janë ngritur 15 grupe pune në bashkëpunim me AKU, ISHSH, ISHP. Janë ushtruar gjithsej 819 kontrolle, nga të cilat, 111 subjekte të penalizuara, janë vendosur 128 gjoba të cilat kapin vlerën e 5 605 000 mijë lekë të rinj, janë bërë konfiskime në 10 raste nga të cilat 2 raste në subjekte të paregjistruara dhe 8 raste në subjekte ku janë gjetur mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimorë. Nga periudha 01 e deri tani janë regjistruar 407 subjekte, 20 herë më shumë në të njëjtën periudhë të një vitit më parë: