Te fundit

E majta organizon kampionat minifutbolli ne Bulqize

Me iniciativë të kandidatit të majtë për kryetar të bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi dhe mbështetje të deputetit të LSI-së për qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, organizohet kampionati I minifutbollit për rrethin tonë. Në këtë aktivitet mësohet se do të ndeshen mes tyre 29 ekipe të rinjsh nga I gjithë rrethi. Me këtë rast u zhvillua një takim në një nga lokalet e qytetit, ku u hodh shorti I takimeve mes ekipeve pjesmarrëse. Në këtë takim krahas të rinjve sportistë, morën pjesë edhe kandidati për kryetar të bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi, kryetari I PS-së të rrethit, Artur ala dhe të ftuar të tjerë. Takimin e hapi Hakik Çekiçi,trainer I ekipit te Bulqizes I cili foli për organizimin e këtij minikampionati.
Mori fjalën për të përshëndetur kandidati Melaim Damzi, I cili theksoi se ndarja e re territoriale krijon mjaft mundësi në të ardhmen edhe për zhvillimin e sportit dhe kulturës
Po kështu përshëndeti me këtë rast edhe kryetari I PS së rrethit Artur Kala, I cili garantoi se me zgjedhjen kryetar të ardhshëm të bashkisë, kandidatin e të majtës, Melaim Damzi, të cilin ju do ta mbështesni me votë, sporti në Bulqizë do të marrë vëmendjen e duhur.
Ndërkohë në këtë takim u konfirmua se për ekipet fituese do jepet një çmim prej 3 dhe 1 milion lekë të vjetër