Te fundit

E moshuara nga maqellara: “Do shkoj të ngujohem tek ambasada amerikane”

Nena nga Maqellara
Një nënë e cila ka humbur djalin e saj 20 vite më parë beson që djali jeton. Shahije Beqa nga fshati Maqellar i Dibrës thonë se djali i saj Fatos Beqa në atë kohë 25 vjeç i deklaruar i zhdukur që në vitin 1996 teksa ishte nisur drejt Italisë, është ende gjallë dhe se ajo dyshon që mbahet në burgjet e ishullit të Korfuzit. Gjyshe Shahija thotë se tashmë nuk ka besim tek shteti shqiptarn për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes së madhe të 32 dibranëve të zhdukur këtu e 20 vite më parë. Në këto kushte, ajo shton se do t’i drejtohet ambasadës amerikane në vendin tonë, e madje do të ngujohet atje për t’i kërkuar ndihmë në lidhje me këtë çështje
20 vite më parë, 31 të rinj dibran ishin nisur me gomone drejt shtetit Italian, por që nga ajo ditë askush nuk di për fatin e tyre.