Te fundit

Edhe 8 HEC-e mbi lumin Mat, problemi ngrihet në këshillin bashkiak të Matit

HEC  Mat
Një vendim i këshillit të ministrave i marrë me datë 20 Korrik 2016, jo vetëm që nuk ka pezulluar konçensionin për tre HEC-et me të cilët janë njohur qytetarët e Klosit por edhe më gjerë, por ka bërë publik edhe 3 të tjerë, ku në total numri shkon në 6 të pandërtuar dhe dy të nisur kohë më parë në fillimet e lumit në grykën e Martaneshit. Në mbledhjen e saj të fundit qeveria shqiptare ka miratuar kontratat shtesë të koncesioneve të formës “bot” ndërtim-operim-transferim, për ndërtimin e 8 hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Mat. Sipas vendimit të Këshillit të ministrave, i cili tashmë është publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë bëhet fjalë për hidrocentralet të emërtuara “Gjoni”, “Blishta”, “Klosi”, “Domi”, “Luci”, “Shoshaj, “Zenishti” dhe “Burreli”, koncesionet e të cilave janë dhënë që në tetor të vitit 2012 nga qeveria e mëparshme. Dy hidrocentralet e para të kësaj liste të re janë në ndërtim e sipër dhe konçesionin e ka një kompani shqiptare. Ndërkohë për pjesën tjetër të listës konçesionin e ka marrë një kompani austriake, por që ende nuk ka filluar zbatimin e projekteve në terren. Nga lista e botuar ajo që bie në sy është se lumi i Matit po shfrytëzohet në maksimum për prodhim energjie. Sipas listës i bie që mesatarisht në çdo 5-6 kilometra rrjedhë të këtij lumi të ketë një hidrocentral. Ky konçension është ngritur si shqetësim qytetar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Mat. Këshilltarët e pranishëm të konsultuar edhe me specialist, thanë se ky projekt mund të jetë shkatërrues për të gjithë luginën e Matit. Ata kërkuan që administrate vendore të sigurojë një dokument ku ta paraqesë në këshillë. Të gjtihë këshilltarët ishin të mendimit që të mos nisë impelementimi i projektit pa marrë pëlqimin e këshillave bashkiak Mat e Klos, gjë e cila është një detyrim ligjor, por edhe pëlqimin e komunitetit: