Te fundit

Efektet kurative të ujërave termale të Peshkopisë

Dhjetra qytetar nga shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut i drejtohen çdo vit qendrës Balneare të Peshkopisë. Kjo për një arsye të vetme, për kurimin e sëmundjeve përgjithësisht atyre reumatizmale. Qytetarët shprehen të kënaqur me shërbimin në këtë qendër si dhe me efektet që iu ka dhënë qëndrimi në ujërat termale të Peshkopisë. Ata vijnë nga qytete të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë kufijëve të Shqipërisë si Prizreni, Prishtina, Shkupi, Shkodra, Mirdita etj. Mjeku pranë qendrës Balneare në Peshkopi, Mentor Prifti, thotë se efektet kurative të këtyre ujërave termale janë të shumta. Por që të bësh terapi në ujërat termale, më parë duhet të kalosh disa teste, të cilat nisin që me një vizitë tek mjeku i familjes e deri tek mjeku specialist. Mjeku Prifti në llixhat e Peshkopisë thotë se jo të gjithë mund të bëjnë terapi aty, pasi mund të mos e përballojnë. Por edhe gjatë terapisë të gjithë pacientët në ujërat termale ndiqen nga personeli sipas rregullave.