Te fundit

Ekipi i fitbollit te Bulqizes vijon me rezultate positive drejt titullit ne kategorine e trete

Pas katër fitoresh dhe një humbjeje, Klubi i Futbollit të Bulqizës, ka zhvilluar pasditen e se enjtes  ndeshjen e radhës, kundër ekipit të KF Valbonës së Tropojës, e cila u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të bulqizakëve.Takimi nisi në orën 15:00 dhe u mbajt në Kompleksin Sportiv “Loro Boriçi” në Kamëz.Djemtë e KF Bulqiza ne kete ndeshje bulqiza luati  me uniforma portokalli. Lojtaret e ekipit tone  treguan një paraqitje mjaft të mirë dhe dominancë në fushë, ku nuk kanë munguar edhe rastet e shumta për të shënuar.Pjesa e parë u mbyll pa gola. Ndërkohë në minutën e 28-të të pjesës së dytë, nëpërmjet një goli të shënuar nga ana e lojtarit të talentuar Klodian Baku, KF Bulqiza arriti të kalojë në avantazhin 1-0, rezultat ky i cili vulosi takimin. Njësoj si në fitoret e tjera, edhe këtë herë kryebashkiaku Lefter Alla ka vendosur t’i shpërblejë djemtë e KF Bulqiza me një shumë prej 1 milion lekësh, duke premtuar shpërblime të vazhdueshme për çdo sukses të ekipit.Kujtojmë që në javën e parë, KF Bulqiza mposhti 6-0 KF Osumin, në të dytën 2-1 KF Kinostudion, në të tretën 10-0 KF Pirustin, në të katërtën 3-2 KF Divjakën, ndërsa javën e kaluar pësoi humbjen e parë 3-2 përballë KF Labërisë.Aktualisht KF Bulqiza renditet e dyta në grup, pas KF Labërisë, e cila me firoren e javës së kaluar arriti të kalojë në vendin e parë. Synimi i ekipit bulqizak është që brenda këtij viti të ngjitet në Kategorinë II dhe për këtë ka marrë të gjithë mbështetjen e Bashkisë Bulqizë dhe vetë kryebashkiakut.