Te fundit

Ekonomi për portin e Karpenit në Kavajë: Nyjë e rëndësishme në Ballkan!

durres-701x526

Megjithëse informacionet e publikuara për projektin e portit në Karpen, flasin për një kompani me kapital të dyshimtë të përfshirë në projekt, nga qeveria vjen një tjetër deklaratë.

Ministrja Milva Ekonomi e quajti portin e Karpenit “një nyjë të rëndësishme në Ballkan”, që do t’i shndërrojë të gjitha portet e tjera në porte turistike.

“Porti do të jetë një nyje transporti shumë e rëndësishme për Shqipërinë por edhe për Ballkanin dhe nuk e heq mundësinë e rritjes së porteve të tjera në territorin e Mesdhet. Ne duam që në të ardhmen të jenë në funksion të asaj që do jetë “driver” i ekonomisë së vendit, turizmi”, u shpreh Ekonomi gjatë një vizite në një kompani fasone.

Investimi mësohet se do të arrijë gjithsej një vlerë prej 5 miliard dollarësh, përfshin një zonë prej 1.7 mijë hektarësh dhe duhet të realizohet për pesë deri në dhjetë vjet.

G.E./ tvbulqiza.al