Te fundit

Ekonomi// Ulet me 1.1% papunësia

INSTATInstituti i statistikave njoftoi se papunësia në Shqipëri për moshën nga 15 deri 74 vjeç ka rënë në nivelin 15,5 përqind në tremujorin  e dytë të vitit.

Ndërkohë, sipas grupmoshave, niveli i papunësisë është më i lartë tek të rinjtë nga 15 deri 29 vjeç me 29,9 përqind, tendenca sipas INSTAT është me rënie të lehtë. Grupmosha më e konsoliduar, ajo nga 30 deri në 64 vjeç ka një nivel papunësie prej 11,9%, edhe këtu vërehet një rënie e nivelit të papunësisë me gati 1 pikë përqindjeje.

Anketa Tremujore e Forcave të Punës  është një vrojtim statistikor që kryhet pranë familjeve. Baza e zgjedhjes se përdorur është censusi i 2011-s. Për tremujorin e dytë anketimi u bë me rreth 8 mijë familje.

/tvbulqiza.al