Te fundit

Erdogan: Në këtë rrugë dolëm me qefin; nuk do ua lëmë këtë vend zaptuesve

tvbulqiza.alPresidenti turk ka folur para gazetarëve në mjediset e aeroportit Ataturk në këto orë të para të kësaj dite të vështirë për vendin e tij.

“Kjo Turqi nuk është Turqia e shkuar,” ka deklaruar Erdogani, si për të thënë se grushti i shtetit nuk do të ketë sukses, siç kanë patur ato në të kaluarën.

Kjo është një lëvizje që ka tradhtuar vendin, është shprehur ai, e do ta paguajë shtrenjtë këtë.

“Në këtë rrugë dolëm me qefin. Nuk do ua lëmë këtë vend zaptuesve,” do të vijonte presidenti që i bëri ballë këtij puçi.

Sipas tij, kjo është një lëvizje që do t’i hapë rrugën pastrimit të forcave të armatosura nga elementët e strukturës paralele.

“Armët u janë dhënë nga populli,” u është drejtuar ai në distancë puçistëve. “Do ta paguani shtrenjtë çmimin e kësaj.”

“Kemi thënë se FETÖ është një organizatë terroriste,” vuri në pah Erdogani, duke iu referuar lëvizjes së Fethullah Gylenit. “Në të njëjtën kohë doli se ishte një organizatë terroriste e armatosur.”

“Gjykata filloi të ndalojë. Sot filloi kjo punë, do të vazhdojë. Ne jemi në krye të detyrës. Gjer në fund do ta çojmë detyrën tonë. Fundi do të jetë i mirë.”

Erdogani ka dhënë dhe një hollësi interesante gjatë fjalës së tij para gazetarëve. Ai ka bërë të ditur se ka qenë në Marmaris gjatë orëve të mëhershme, e se pasi është nisur për në Stamboll, vendqëndrimi i tij është bombarduar.

Kreu i shtetit turk vijon të jetë në Stamboll, në krye të detyrës, ashtu siç janë dhe autoritetet e tjera qeverisëse të vendit.