Te fundit

EVENT NE TEQENE E BLLACES PER 135 VJETORIN E HAPJES SE SAJ. DEKOROHET ME TITULLIN “NAIM FRASHERI” BABA ISMAIL JANGULLI

Teqja Bllace
Nje event i rendesishem fetar eshte zhvilluar ne Teqene e Bllaces, ne kuader te 135 vjetorit te hapjes se saj. Moren pjese banore te zones dhe zonave perreth, klerike bektashiane, etj. Nderoi me pjesmarrjen e tij, Kryegjyshi boteror i bektashinjeve, Baba Haxhi Dede EDMOND BRAHIMAJ, i cili ne fjalen e tij pershendetese, me kete rast, dha nje vleresim te larte per Teqene e Bllaces dhe punen plot devotshmeri, pasion e perkushtim, qe beri per ringritjen e saj, pas viteve ’90, i ndjeri Baba Ismaili, gje per te cilen ai u vleresua nga Presidenti i Republikes me titullin e larte, “Naim Frasheri”.Me pas perfaqesuesi i Presidences, Bledi Dervishaj, ne emer te Presidentit te Republikes, Ilir Meta, i akordoi pas vdekjes, Baba Ismail Jangulli, titullin e larte “Naim Frasheri” me motivacionin “Per kontributin si udheheqes i shquar fetar, ne vleresim te sakrificave per mbrojtjen e traditave te vyera, te besimit bektashian, ne udhen e Haxhi Bektash Veliut. Baba Mikeli i Teqes se Turanit Tepelene, tha se titulli i larte qe i jepet Baba Ismailit, eshte plotesisht i merituar, madje i vonuar, pasi duhej dhene qe kur ai ishte gjalle. Babai i Teqese se Ballem Sulltanit, Hysni Shehu, tha ne fjalen e tij se Baba Ismail jangulli, ishte nje figure mjaft e ndritur, qe sherbeu me devocion e perkushtim, ne kete Teqe. Nderkohe administratori aktual i Teqese se Bllaces, Bektash Jangulli, e vleresoi dekorimin e Baba Ismailit, nga ana e Presidentit te Republikes, Ilir Meta. Me kete rast u dha nje koncert festiv i pergatitur me recitime e lahi, qe u ndoq me mjaft emocione nga te pranishmit.