Te fundit

Falimentimi i 126 bizneseve

Gjykata-e-LarteRreth 126 biznese kanë shpallur falimentin, mes tyre edhe biznese të cilësuara “VIP” si Citypark, Taci Oil.
Vlora ka nurmim më të madh të bizneseve që kanë mbyllur aktivitetin, me 36 subjekte, kurse Durrësi renditet në vendin e dytë me 27 shoqëri. Në kryeqytet numërohen vetëm 6 subjekte të cilat kanë shpallur falimentin.

Sipas ligjit aktual, Tatimet kërkojnë në gjykatë fillimin e procedurës së falimentimit për tatimpaguesit 2 vjet pas kalimit në statusin pasiv nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, kur detyrimi tatimor është deklaruar i pambledhshëm, apo kur deklarojnë rezultat me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vite rresht.

Po ashtu faliment kërkohet kur nuk kanë kryer veprimtari tregtare, ose nuk kanë paguar taksat prej 2 vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Për të lehtësuar këto procedura, në Parlamet po diskutohet një ligj i ri për falimentin.

/tvbulqiza.al