Te fundit

Familja Gjeka ndihmohet nga agjensia investigative “Stop Krimit”

Tre fëmijët jetim të familjes Gjeka në fshatin Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës, pas apelit të bërë në Tv Bulqiza, janë ndihmuar nga agjensia investigative “Stop krimit”. Këta të fundit, ishin sot pranë familjes në fjalë ku dërguan një sasi të konsiderueshme ushqimore. Fatmir Sena, Drejtor i Agjensisë Investigative “Stop Krimit” tha se iniciativa ka ardhur pas publikimit të lajmit në Tv Bulqiza, e më pas stafi yne eshte organizuar dhe ka grumbulluar disa ushqime dhe lodra per kete familje
Përfaqësuesi i njësisë administrative Gjoricë, Veli Koleci, tha se familja në fjalë ka shumë nevojë për mbështetje pasi nëna e fëmijëve ka ndërruar jetë prej një viti, ndërsa babai i tyre është në emigracion. Ndërsa sot ata ishin krejtësisht të vetëm pasi edhe gjyshja kishte shkuar në një fatkeqësi:
Ndërsa bashkëpunëtorët e agjensisë investigative “Stop Krimit”, bënë apel që këta fëmijë e të tjerë si këta të ndihmohen sa më shumë në mënyrë që të kenë një jetë sa më të mirë: