Te fundit

Familja Gjikola ne Strikcan,jete ne varferi ekstreme

Familja Gjikola

Varferia ende mbetet nje fenomen qe fatkeqesisht prek shume familje ne vendin tone.Televizioni I Bulqizes ishte prane nje familje te tille ku skamja dhe pamundesia ekonomike ishin ulur kembekryq.E vendosur ne fshatIN Strikcan ne njesine administrative Zerqan te bashkise Bulqize familja 5 anetareshe e Malvina Gjikoles ka sfide te perditshme te saj mbijetesen,Sfide kjo e cila ka vijuar te rendohet shume e me shume mbi supet e Malvines qysh para 6 muajsh kur dhe bashkeshorti I saj nderroi jete.Tashme e vetme Malvina ndihet e pafuqishme dhe e pashprese,pasi si te ardhura financiare ka vetem nje pencion prej 12 mije lekesh te rinj te cilat jane apsolutisht te pamjaftueshme per te mbuluar shpenzimet mujore baze te familjes. Kjo eshte ngrehina ku jeton familja Gjikola ,pamjet nuk kane nevoje per shume koment ne fakt,pasi banesa nuk ka as kushtet minimale ndersa orendite shtepiake jane nje luks per ta.Zymtesise se baneses I bashkangjitet dhe fytyra e trishte e ketyre femijeve qe endrra e tyre me e madhe nuk ngjason aspak me deshirat e bashkemoshatareve per lodra te bukura.Keta femije duan nje shtepi,pasi ajo aktuale nuk ploteson asnje lloj kushti per jetese.