Te fundit

Familja Previzi në Sopot të Bulqizës në rrezik nga linja e energjisë elektrike

  Familja e Subi Previzit nga fshati Zall-Sopoti i Zerqanit në Bashkinë e Bulqizës po rrezikohet nga linja e energjisë elektike të cilën e ka pak metra larg banesës. Në mungesë të një shtylle të posatshme, telat përcjellës janë vendosur në një pemë arrë. Por familjarët tregojnë se sa herë ka reshje shirash apo fryn erë, linja shpërthen në flakë si pasojë e kontaktit të telave me degët e pemës. Kjo ka bërë që fëmijët të rrezikohen pasi pas shkëndijës, telat këputen e mbeten në tokë. Po ashtu, familja Previzi qëndron me ditë të tëra pa energji elektrike në banesë deri kur elektriçistët të rilidhin telat. Ata shprehen se OSHEE Bulqizë i ka kërkuar familjes ta blejë vetë ajo shtyllën, duke mos pranuar që ta sjellin ata. Familja Previzi kërkon ndërhyjen e menjëhershme të OSHEE në mënyrë që të shmanget ndonjë tragjedi e mundshme.