Te fundit

FBI: Mafia famëkeqe italiane Sacra Corona Unita vepron në Shqipëri, trafikon drogë e cigare

Sacra-Corona-UnitaOrganizata famëkeqe mafioze italiane me bazë në Puglia, Sacra Corona Unita i ka shtrirë tentakulat e saj edhe në Shqipëri.

Kështu shkruan sot “Corriere Della Sera”, duke cituar një raport të FBI-së amerikane, ku thuhet se ka një prani shqetësuese të klanit mafioz puliez përtej oqeanit.

“Shumë pak anëtarë të Sacra Corona Unita janë identifikuar në SHBA, edhe pse disa individë në Illinois, Florida e Nju Jork kanë lidhje të forta me organizatën”, citohet FBI nga media italiane.

“Rrënjët e mafies pulieze në Shqipëri janë të vjetra edhe për shkak të afërsisë gjeografike dhe përhapjes së gjuhës italiane.

Vendi i shqiponjave është qendër për kontrabandën e cigareve dhe drogës në sasi të konsiderueshme që vjen nga Afghanistani.

Mafia shqiptare ka krijuar partneritet me klanet pulieze, ndërsa ngarkesat e drogës arrijnë në brigjet italiane nga Mali i Zi, Kroacia dhe Shqipëria”, raporton prestigjozia italiane Corriere Della Sera, shkruan SYRI.net.