Te fundit

Femijet e Çerenecit te Sipërm sulmohen nga ujqerit, prinderit thone qe do i ndalim nga shkolla

Ceraneci
Fshati Çerenec i Sipërm në njësinë administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës prej më shumë se dy javësh është i izoluar për shkak të trashësisë së madhe të dëborës. Banorët e zonës kanë qenë ata që janë mundur me mjete primitive të hapin rrugën e fshatit drejt rrugës nacionale pasi sipas tyre bashkia nuk është interesuar për hapjen e kësaj rruge në mënyrë që fshati të dalë nga izolimi. Banorët akuzojnë se kreu i bashkisë Bulqizë deklaron në media se fshatrat e Bulqizës janë të hapura, ndërsa Çereneci i Sipërm vazhdon të jetë i izoluar. Banorët thonë gjithashtu se një problem i madh për ta është dërgimi i fëmijëve në shkollën 9-vjeçare në fshatin Viçisht pasi trashësia e dëborës është mbi 50 cm dhe rrugën duhet ta bëjnë në këmbë përmes malit duke u rrezikuar nga kafshët e egra. Vetë familjarët thonë për mikrofonin tonë se para dy ditësh fëmijët janë sulmuar nga ujqërit teksa shkonin në shkollë, prinderit shprehen se shkolla eshte pa xhama dhe pa ngrohje: Një nga banorët e kësaj zone tha që Maqedonia iu ka thënë që të dërgojnë fëmijët në shkollë atje, pasi iu vendosin në dispozicion një furgon për transportin e tyre. Ata thanë gjithashtu se kanë më afër maqedoninë se shkollën në fshatin Viçisht