Te fundit

Fermeret e huaj italiane interes per te investuar ne frutikulture.

Investitoret Italian

Nje grup specialistesh fermere sipermarres te huaj italiane Tagliani Vivai international S.R.L dhe Clementi S.R.L ,dy kompani qe duan te investojne prej tre vitesh ne frutikulture ne Shqiperi, kane vizituar Maqellaren ku jane takuar me fermeret dhe banore te zones se Maqellares ku mendohet te nisin investimin e tyre,ku me eksperjencen e tyre kane shfaqur interes te vecante per tu njohur me zhvillimin e frutikultures ne kete zone dhe me gjere ne te gjithe rajonin e Dibres, per te koperuar me fermeret vendas ne interes te perbashket. Kjo firme do te investoje ne tokat e tyre plantacione bashkohore ku te konkurojne pa problem ne tregjet e huaja.
Ata shoqeroheshin ne kete vizite pune nga zv Ministri i Bujqesise Roni Telegrafi dhe drejtori i Bujqesise Diber Novruz Jashari.Takimi u realizua ne fshatin Vojnik te Maqellares,ku specialistet italiane kane treguar interes per te shkembyer eksperiencen me fermeret dibrane ne zhvillimin e frutikultures, pasi Dibra dhe dibranet kane nje pervoje te pasur ne kete drejtim,gje e cila do te sherbeje edhe per punesimin e banoreve te asaj zone.
Ne fjalen e tij drejtori i Bujqesise Novruz Jashari tha se Ministria e Bujqesise ka dhene siperfaqe toke prej 31 hektar me qera ne vendin e quajtur Moronice firmes italiane e cila do te beje te mundur investimein ne kete zone.
Zv.Ministri i Bujqesise Roni Telegraf ,tha qe kjo eshte nje eksperjence me mjaft rendesi per fermeret e Dibres pasi Dibra prej 25 vitesh ka ngelur ne harres.ku tashme dhe me ndertim e rruges se Arberit do ti jape nje zhvillim frutikultures qe Dibra e ka ne tradite, do ta kthejne Dibren ashtu sic e meriton ne nje rajon te zhvilluar ekonomik .
Per te treguar eksperiencen e tyre ne sipermarrjen e zhvillimit te frutikultures ne vendin e tyre, miqt italiane, te cilet evidentuan jo vetem eksperiencen, por edhe interesin e tyre per te marre ne menaxhim parcela eksperimentale ne zonen e Maqellares dhe me gjere