Te fundit

FERMERËT E MAQELLARËS DHE MELANIT, TRAJNIM NË BUJQËSI

Në prag të stinës së pranverës ku tashmë nisin të gjiha proceset bujqësore, në fshatin Maqellarë dhe atë Melan të Dibrës u zhvillua një takim mbi mënyrën e krasitjes së pemëve frutore. Specialistët e fondacionit Agrinet në Korçë, ishin lektorët e këtij trajnimi ku fillimisht u fol në anën teorike për krasitjen e pemëve frutore kryesisht mollës, e më pas në terren me shembuj konkret. Sipas specialistit Ylber Bylykbashi, fermerët e Dibrës punojnë dhe nga kjo duhet të marrin më shumë prodhim duke u futur në proceset e reja dhe duke u përshtatur me teknologjinë e re.
Shefi i Këshillimit në Drejtorinë e Bujqësisë Dibër, Osman Gjili tha se trajnime të tilla i ndihmojnë shumë fermerët e Dibrës. Sipas tij, këto do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.