Te fundit

Festa e 1Qershorit, Qendra Kulturore e Fëmijëve, concert të madh festiv.

1 Qershori
Me rastin e 1 Qershorit, Festës së Fëmijëve, shkollat e qytetit të Bulqizës, kanë organizuar festime me këngë, valle e recitime të nxënësve në ambientet e shkollave të tyre.Ndërkohë po me këtë rast, Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës të bashkisë Bulqizë, kanë organizuar një concert të madh festiv.Morën pjesë, fëmijë, prindër, mësues e nxënës të cilët mbushën qendrën e qytetit. Përshëndetën me këtë rast, në emër të bashkisë, teuta Cami dhe në emër të Zyrës Arsimore, Dhurata Daxha.
Për më shumë se 1 orë, fëmijët u argëtuan nën ritmet e këngëve e valleve, të përgatitura me profesionalizëm e përkushtim nga Qendra Kulturore e Fëmijëve nën drejtimin e Leonard Lalës, me drejtues muzike, Kujtim Shehu dhe skenografi të Ilir Përkolës, me sponsorizim të bashkisë Bulqizë. Programi ishte përgatitur me mjaft kujdes, me një gërshetim të këngëve, valleve dhe recitimeve, që bëri të mirpriten mjaft mirë nga fëmijët.