Te fundit

Festa e te Vjelave ne Diber

Ne Diber filluan festimet e “Festes se të Vjelave”, nje nga ngjarjet kryesore lokale në Dibër, që ka 15-te vite që organizohet nga Bashkia Diber dhe aktoret e tjere lokale.Ne Bulevardin kryesore te qytetit te Peshkopise, cadrat dhe stendat ishin mbushur me prodhimet vendase molle .arra.lajthi dhe shume prodhime te vjeshtes te shquara per shijet unike dhe bio te  dibres.Jufkat e dibres gatime tradicionale te kulinarise Dibrane, duke filluar qe nga llallangite, sheqerparen, petullat dhe deri tek punime artizanale te tezgjahut, enet e baltes, vegla muzikore dhe shume punime dekorative me produktet e stines se vjeshtes. Atmosferen festive e shtuan nxenesit e shkolles Profesionale dhe shkollave te qytetit qe kishin organizuar aktivitete me motive te vjeshtes, qe nga produktet tipike te stines dhe deri tek lojrat dhe vallet popullore        Mire se vini ne Diber, ishte urimi qe organizatoret kane zgjedhur per keto dite feste per te ftuar vizitoret te vijne per te shijuar vjeshten me produktet dhe natyren e saj te mrekullueshme ne Diber.  Nje ekspozite me fotografi nga vendet me turistike u hap ne nje nga lagjet me karakteristike te Peshkopise, per te promovuar natyren dhe mikpritjen e Dibres si elemente dallues per ta bere Dibren nje Destinacion turistik ne te ardhmen.Me shume se 5000 vizitorë që po pushojnë në Llixhat e Peshkopisë, dhe shumë vizitorë nga Tirana, dhe grupe turistësh të huaj, shijuan begatinë e prodhime Dibrane, shijen e gatimeve tradicionale, dhe natyrën e bukur të vjeshtës në Dibër.  Festa e te vjelave do te vazhdoje edhe ne ditet ne vazhdim me aktivitete te tejra duke fillur me Panairin e madh te produkteve Dibrane, dhe ture te ndryshme turistike.