Te fundit

Festohet 69 vjetori I Minierës dhe qytetit të Bulqizës.

Festa e minieres
Në sallën e kinemasë së Pallatit të Kulturës, u festua 69 vjetori I MInierës dhe qytetit të Bulqizës. Morën pjesë minatorë, teknikë e inxhinierë të minierës, qytetarë e intelektualë. Nderuan me pjesmarrjen e tyre kryetari I Bashkisë, Melaim Damzi, si dhe deputetët e Qarkut të Dibrës, Përparim Spahiu dhe Roland Keta. Të pranishmit nëpërmjet një foto-montazhi të shkurtër u njohën me rrugëtimin e rritjes ndër vite të minierës dhe qytetit. Fjalën e hapjes e mbajti kryebashkiaku Melaim Damzi, I cili evidentoi se gjëmimet e shpërthimit të minave më 18 shkurt 1948, shënuan binjakëzimin e lindjes së Minierës dhe qytetit të Bulqizës. Përshëndeti edhe inxhinieri I minierës, Nexhmedin Marku, I cili e vuri theksin tek rritja ndër vite e minierës e cila nga 30 punëtor në fillimet e saj, arriti në rreth 3900 punëtor në vitet ’80-të.Me këtë rast Bashkia Bulqizë dha Çertifikata Mirënjohje për inxhinierët Nexhmedin Marku, Petrit Duva, Afrim Okshtuni dhe Ramazan Nesimi.Në fund u dha një koncert festiv me këngë, valle, e recitime.