Te fundit

Fituesit në Universitete

147308397805916_UNIVERSITETET_19_4Sot shpallen fituesit e raundit të parë nëpër universitete. Listat me emrat e studentëve fitues janë shpallur “online”, por edhe fizikisht pranë fakulteteve, ndërkohë që do të paraqiten edhe pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve.
“Duke qenë se konkurrojnë në shumë degë, vetëm brenda grupit të konkurrentëve në Fakultetin e Ekonomisë, në qoftë se ata që janë fitues do të regjistrohen të gjithë, mbeten 352 kuota të paplotësuara, sepse janë shpallur fitues njëkohësisht në 3 apo 4 degë.

Pra, të gjithë ata që e shohin veten pas listës të jenë në pritje me optimizëm, sepse do të bëhen së shpejti kandidatë, e nga kandidatë në studentë të Fakultetit të Ekonomisë”, u shpreh Dhori Kule, dekan.

Dekani i Fakultetit Ekonomik iu kërkon studentëve fitues të nisin procedurat e regjistrimit, duke paraqitur dokumentet origjinale pranë Sekretarive të Departamenteve.
/tvbulqiza.al