Te fundit

Flakë në burgun e Shën Kollit, i burgosuri i vuri flakën vetes

download (1)Burime nga policia për SYRI.net kanë bërë me dije se ka qenë një i burgosur që i ka vendosur flakën vetes në burgun e Shën Kollit në Lezhë.

Për pasojë, u përfshi nga flakët gjithë qelia në katin e dytë të godinës së institucionit të vuajtjes së dënimit. Nuk dihen rrethanat e sakta si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që pritet të saktësohet në vijim nga hetimet e policisë.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, ambulanca dhe uniformat blu. Dyshohet se i burgosuri që i vendosi flakën vetes të ketë ndërruar jetë, megjithatë ky informacion mbetet për t’u konfirmuar plotësisht. Të burgosurit e tjerë janë nxjerrë në oborr dhe po mbahen nën monitorim të rreptë.

Raportohet që ka edhe disa të lënduar, kurse një person u dërgua i asfiksuar në spitalin e Lezhës.